Vritet roja 65-vjeçar në Himarë

Vritet roja 65-vjeçar në Himarë

Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona në lidhje me vrasjen e  65- vjeçarit Ylli Luçaj në Himarë, por ende nuk ka asnjë person të arrestuar zyrtarisht. Edhe motivet e krimit të radhës mbeten ende të paqarta.

Ngjarjet kriminale vijojnë të trondisin vendin, ndërsa policia po dështon në zbardhjen e tyre.

Pa autor dhe e mbuluar me mister për arsyet dhe dinamikën mbetet edhe vrasja e 65 vjeçarit Ylli Luçaj në Kuç të Himarës.

Ai u gjet i pajetë në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, për arsye ende të panjohura.

Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por plagët në trupin e burrit e rrëzuan këtë pistë.

Sipas burimeve ai është qëlluar me të paktën 5 plumba, ku plagët i shkaktuan vdekjen.

Në funksion të zbardhjes së vrasjes në Polici janë shoqëruar disa persona.

Ata janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, por për momentin policia nuk ka njoftuar për persona të ndaluar në cilësinë e të dyshuarit për krimin

Hetimet janë shtrirë në disa pista, ku një prej tyre është ajo e një konflikti të castit që mund të ketë përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Por nuk përjashtohen as pista të tjera, edhe pse Ylli Luçaj në zonë njihej si person pa konflikte, çka është konfirmuar edhe nga familjarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit