Vritet shqiptarja në Itali, bashkëjetuesi mbetet i plagosur

Vritet shqiptarja në Itali, bashkëjetuesi mbetet i…

Një 38-vjeçare shqiptare ka vdekur në Itali. Bëhet me dije se Anila Ruçi, është gjetur e vdekur në shtëpi. Ndërsa bashkëjetuesi i saj, Osman Bilyhu, 38 vjeç mbeti i plagosur. Shqiptarja u vra me thikë në fyt në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole, Pavia.

Sakaq, mësohet se bashkëjetuesin që arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, e reja e kishte prezantuar me fqinjët si vëllai i saj.  Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruçi kishte lënë takim.

Bëhet me dije se Ruçi Gruaja shqiptare ishte zhvendosur në Scaldasole rreth një vit më parë dhe banonte në shtëpinë në via Piave , ku ishte marrë me qira. Disa kalimtarë kujtojnë se e kishin parë disa herë duke shëtitur qenin, por ajo ishte shumë e rezervuar, duke shkëmbyer fare pak biseda me ta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit