“Vritini të gjithë”, ISIS kërcënon Champions League, blindohen 4 stadiumet

“Vritini të gjithë”, ISIS kërcënon Champions League,…

Grupi terrorist ISIS ditën e djeshme nisi një kërcënim ndaj katër stadiumeve që do të presin ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Fondacioni Al Azaim, një media që është përgjegjëse për përhapjen e mesazheve nga ISIS (Daesh, ISIS), publikoi imazhin e një posteri që kërcënonte stadiumin Bernabeu, Emirates, Wanda Metropolitano dhe Parc De Princes, me mesazhin ‘Vritini të gjithë’.

Qeveria e Madridit ka aktivizuar procedurat e sigurisë për ndeshjen e dyfishtë të Champions League këtë javë në kryeqytetin spanjoll. Të dyja ndeshjet, Real Madrid-Manchester City dhe Atlético-Borussia Dortmund , janë shpallur me rrezikshmëri të lartë nga Komisioni Kundër Dhunës dhe do të kenë më shumë se 3000 anëtarë të forcave të sigurisë të shpërndarë mes tyre . Afro 8 mijë tifozë të Manchester City dhe Borussia Dortmund pritet të vijnë.

Për të shmanguar çdo lloj ngjarje kriminale apo edhe terroriste, autoritet në këto shtete kanë shtuar masat e sigurisë, ndërsa një numër i madh efektivësh policie janë vendosur në terren, madje duke qarkulluar disa orë para ndeshjeve. Këto masa do ta shoqërojnë të gjithë kompeticionin, i cili ka një mesatare të lartë të tifozëve në stadium. Kjo nuk është hera e parë, pasi edhe në të shkuarën ka pasur kërcënime të tilla, si ai në finalen e Champions mes Realit të Madridit dhe Juventus.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit