
Është shuar në moshën 89 vjeçare, Dom Gjergj Simoni, famulltari i Bregut të Bunës. Dom Gjergj Simoni lindi në vitin 1933 dhe njihet edhe për shkak të arrestimit të tij në kohën e komunizmit pasi filloi lufta ndaj fesë. Ai ishte ndër meshtarët e parë që u shugurua nga Vatikani. Pas rënies së komunizmit Dom Gjegj Simoni u bë peshkop, ndërsa “Dritat në errësirë” është një ndër librat e shkruar nga ai.