Prej orëve të para të mëngjesit është zhdukur pa lënë gjurmë Petrit Hasa, 73-vjeç, duke ngritur shqetësim të madh te familjarët e tij.
Sipas informacioneve të siguruara, i moshuari është larguar nga banesa rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe që prej asaj kohe nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen. Të afërmit bëjnë me dije se ai vuan nga astma, çka e bën situatën edhe më urgjente.
73-vjeçari është parë për herë të fundit në zonën e Kënetës, në Durrës, pranë banesës së djalit të tij.
Familjarët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse e kanë parë ose disponojnë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, është i lutur të kontaktojnë menjëherë në numrin: +355 69 847 7289
Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për lokalizimin e 73-vjeçarit. Familja kërkon ndihmën e qytetarëve për shpërndarjen sa më të gjerë të këtij njoftimi, me shpresën që Petrit Hasa të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet pranë të afërmve të tij.