Vuan nga demenca, kërkohet ndihmë për gjetjen e gjysh Abazit

Vuan nga demenca, kërkohet ndihmë për gjetjen…

Një 79-vjeçar nga Vlora rezulton i zhdukur prej datës 1 tetor, ndërsa familjarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij dhe apelojnë për ndihmën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për Abaz Zylalajn, i cili është larguar nga banesa rreth orës 10:40 të 1 tetorit. Sipas familjarëve, 79-vjeçari vuan nga demenca dhe nuk ka marrë me vete ilaçet.

Herën e fundit ai është parë pranë ish-fabrikës së çimentos në Vlorë. Kur është larguar nga banesa, kishte veshur një xhup të errët, tuta gri dhe shapka.

Familjarët kanë kontrolluar kamerat e sigurisë, kanë kërkuar në disa zona dhe kanë njoftuar edhe policinë, por deri më tani nuk kanë mundur ta gjejnë.

Ata shprehen veçanërisht të shqetësuar për shkak të gjendjes së tij dhe kërkojnë ndihmën e qytetarëve. Kushdo që e ka parë Abaz Zylalajn ose ka informacion për vendndodhjen e tij, mund të kontaktojë në numrin +355 69 392 4292.

Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për familjen dhe për gjetjen e 79-vjeçarit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit