Vuante nga depresioni/ I moshuari hidhet nga kati i katërt i pallatit, vdes në vend!

Vuante nga depresioni/ I moshuari hidhet nga…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, teksa mësohet se një 65-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Tragjedia është regjistruar në lagjen ‘Naim Gjylbegu’ në qytetin e Shkodrës, dhe i ndjeri mësohet se është 65-vjeçari me inicialet F. M. 6. Mësohet se 65-vjeçari vuante nga depresioni dhe në kushte të rënda psikologjike është hedhur nga kati i katërt i pallatit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 27.03.2021, ora 14:30, është marrë informacion se në lagje Naim Gjylgebu, Shkodër, se shtetasi Agron F. M. 65 vjeç , banues në lagje Naim Gjylbegu, në kushte depresioni është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit