Vuante nga epilepsia, gjendjet e pajetë në banesë 54- vjeçarja në Vaqarr

Vuante nga epilepsia, gjendjet e pajetë në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gropaj, në Vaqarr.

Policia njofton se ka humbur jetën shtetasja F.N, 54 vjeç.

Dyshohet se 54 vjeçarja vuante nga epilepsia. Mësohet se viktima është gjetur në banesën e saj nga familjarët pa shenja jete.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.10.2022, në fshatin Gropaj, Vaqarr, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete shtetasja F. N., 54 vjeç, e cila dyshohet se vuante nga epilepsia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit