Vuante nga kanceri në këmbë, ndërron jetë sportisti 24-vjeçar

Vuante nga kanceri në këmbë, ndërron jetë…

Një lajm i keq vjen nga sporti i basketbollit shqiptar. Mësohet se është ndarë nga jeta gjyqtari Daniel Aliaj, 24 vjeç. Ky i fundit ka ndërruar jetë nga kanceri në këmbë. Lajmin e vdekjes së të riut e ka bërë të ditur FSHF, ku përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllimet për shuarjen e gjyqtarit, Daniel Aliaj.

Postimi i FSHF:

Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim, ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare. Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar. Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë! Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel! Qofsh i parajsës, i përjetshëm kujtimi yt!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit