Vuante nga një sëmundje e rëndë/ Ndahet nga jeta në moshë të re infermierja në Tiranë

Vuante nga një sëmundje e rëndë/ Ndahet…

Një lajm i trishtë është njoftuar nga bluzat e bardha ën Tiranë ditën e sotme. Mësohet se infermierja Valdete Gjon Dodaj është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, ku shkruan se Dodaj vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur të fitojë.

“U shkëput nga zinxhiri infemieror  kolegia jonë e  dashur Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të  Infermierisë, Shkodër dhe  ushtroi profesionin  e saj si  Infermiere  pranë ZKM, Tiranë.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!” shkruan Urdhri i Infermierit të Shqipërisë.

Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të  Infermierisë, Shkodër dhe  ushtroi profesionin  e saj si  Infermiere  pranë ZKM, Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit