Vuçiç: Do ishte padrejtësi nëse sanksionojmë Rusinë

Vuçiç: Do ishte padrejtësi nëse sanksionojmë Rusinë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç  synon të mbajë një politikë të pavarur kur bëhet fjalë për t ë vendisur sanksione kundër Rusisë, pavarësisht presionit të madh nga Perëndimi.

Ne nuk po rrahim gjoksin apo diçka të tillë, por siç e shihni, përgjigja ime do të vazhdojë të jetë se ne do të përpiqemi të mbrojmë pozicionin tonë sa më gjatë. Ne ia dolëm ta bëjmë këtë për dy vjet. a do të vazhdojmë ta bëj këtë – nuk e di, por shpresoj”, u shpreh Vuçiç për Tass.

Ai tha se kur filloi konflikti në Ukrainë, nuk e dinte se si do të zhvilloheshin ngjarjet dhe se në nivel shtetëror është marrë një vendim që Serbia do ta dënojë konfliktin, si gjithë të tjerët, por se qëndrimi i Serbisë ishte që të mos imponojë sanksione kundër Rusisë.

“E thashë atëherë sepse ne e dimë nga përvoja jonë se si është kur të vendosen sanksione. Ne kemi një popull mik dhe do të ishte e padrejtë të trajtonim popullin rus në këtë mënyrë,” shtoi presidenti i Serbisë.

Vuçiç theksoi se pas saktësisht dy vjetësh nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur asnjë sanksion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit