Vuçiç: Do nis hetimet për armatosjen e Kosovës, SHBA po shkel kartën e OKB-së

Vuçiç: Do nis hetimet për armatosjen e…

Dua të hetoj se kush e shkeli Kartën e OKB dhe si guxuan ta bëjnë këtë. Po mendoj si të mos e vendos vendin në pozitë të vështirë dhe njëkohësisht të ruhet e drejta ndërkombëtare.” Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ka shpërthyer ashpër kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve perëndimore, duke i akuzuar për armatosjen e Kosovës.


Ai e drejtoi gishtin edhe nga opozita dhe mediat pro opozitës në Serbi, që siç tha janë në shërbim të këtyre fuqive. Vuçiç paralajmëroi se po mendon të nisë një hetim, mbi armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe atyre që po ndihmojnë në këtë qëllim në kundërshtim me rezolutën1244.


Më herët gjatë këtij muaji Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh. Sipas DASH, shitja e armatimeve nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon. “Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për qëndrueshmërinë politike dhe ekonomike në Evropë.”, thuhet në deklaratën e DASH.


Pas sulmit terrorist në Banjskë në 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra polici Afrim Bunjuku solli dëshirën e Kosovës për tu armatosur dhe ëpr të përballuar sulmet e mundshme që mund të vijnë nga Serbia. Prishtina zyrtare do të blejë rreth 250 armë antitank Javelin për Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ajo paketë përfshin gjithashtu dërgimin e instruktorëve për përdorimin dhe mirëmbajtjen e atyre armëve që kanë rezultuar efektive kundër tankeve ruse dhe automjeteve të tjera të blinduara në Ukrainë. Nga Prishtina thonë se marrëveshja për armët tashmë është arritur dhe se zbatimi është vetëm formalitet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit