Vuçiç i del në mbrojtje terroristëve të Banjskës: Serbët mbrojt vatrën

Vuçiç i del në mbrojtje terroristëve të…

Kur po bëhen 4 muaj nga sulmi terrorist i grupit paramilitar serb në 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë të Kosovës, ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku, presidenti serb Aleksandër Vuçiç i ka dalë në mbrojtje asaj ngjarje.

Gjatë një vizite që ka bërë për rinovimin e një qendre multifunksionale, presidenti ka thënë se grupi i Milan Radoiçiç janë mbrojtës së vatrës së tyre.

Dhe në lidhje me Banjskën, kemi ardhur në përfundimin se të gjithë ata që armatosin FSK-në dhe shkelin Kartën e OKB-së, mendojnë se nuk do të mbajnë kurrë përgjegjësi për të. Ju intereson si ta dënoni Serbinë sepse disa serbë e mbrojtën vatrën. Ata që kanë shkelur ligjin do të përgjigjen para gjykatave kompetente”, ka thënë Vuçiç.

Më tej kreu i Serbisë ka vijuar të hedhë akuza ndaj ndërkombëtarëve, të cilët kërkuar llogari për atë që ndodhi në Banjskë

“A ka njeri që nuk ka shkruar gjërat më të këqija për ne pas Banjskës. Ata janë gjithmonë kundër Serbisë dhe gjithmonë kanë nënshkruar gjithçka kundër nesh”, tha Vuçiç duke pasur parasysh ndërkombëtarët.

Lidhur me sulmin që zgjati për disa orë në manastirin e Banjskës ku forcat serbe u detyruan të tërhiqeshin nëpërmjet pyllit, autoritetet e Kosovës sekuestruan një arsenal të përbërë nga shumëllojshmëri municioni luftarak, uniforma ushtrie dhe mjete për lëvizje jashtë rrugës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit