Vuçiç në Tiranë| Stresi: Kush nuk njeh Kosovën, nuk respekton as Shqipërinë!

Vuçiç në Tiranë| Stresi: Kush nuk njeh…

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të jetë në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor. Vizita e Vuçiç në Tiranë ka të bëjë me takimin e radhës të nismës rajonale ”Ballkani i Hapur”. Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ndërkohë sot, pritet të mbahet edhe protestë të thirrur nga Sali Berisha. Stresi ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë protestë, ndërsa shprehet se nuk është kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë.

Stresi:

Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë. Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i votuar se pengu i tij. Ai nuk u votua nga shumica absolute e shqiptarëve. I zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë. As të Shqiptarëve. Aq më keq kur ulet në krah të tij dhe përballë Kosovës, shqiptarëve! Ky pozicion politik i qeverisë sonë është i papranueshëm! Kush nuk njeh Kosovën nuk respekton as Shqipërinë! Mysafirin ta rehatojnë si mysafir, por jo si mik të Shqipërisë e shqiptarëve, të cilët ende nuk i njeh si shtet e as i respekton si komb. Protesta është jeta e një kombi dhe zemra e demokracisë. Do jem aty si qytetar, patjetër!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit