“Vuçiç njeh de facto Kosovën”/ Zyrtari serb flet për marrëveshjen që do të nënshkruhet në Bruksel

“Vuçiç njeh de facto Kosovën”/ Zyrtari serb…

Deputeti dhe zëdhënësi i Partisë Popullore të Serbisë, Stefan Jovanoviç, ka thënë sot se presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Prishtinës, Albin Kurti, me shumë gjasa nuk do të nënshkruajnë asgjë të hënën në Bruksel, por do të “bisedojnë verbalisht” për ta pranuar marrëveshjen, që është “pothuajse një punë e kryer”.

Në kuptimin juridik, mbetet vetëm të nënshkruhet dhe informacionet thonë se kjo duhet të ndodhë deri në prill”, tha Jovanoviç, raportojnë mediat serbe.

Jovanoviç shtoi se qeveria duke kontrolluar median do të përpiqet ta paraqesë Vuçiçin si një ‘Zot’ dhe se do të marrin disa përfitime për këtë gjë. 

Suksesi i vetëm, do të ishte marrja e pëlqimit të Perëndimit që Vuçiç të mbetet në pushtet. Me këtë marrëveshje Serbia e humb Kosovën dhe de facto heq dorë nga ajo, dhe Vuçiç në këmbim qëndron në pushtet”, tha Jovanoviç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit