Vuçiç: Njohja e Kosovës nuk është në axhendën e bisedimeve me Kosovën

Vuçiç: Njohja e Kosovës nuk është në…

Presidenti serb Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme të fillojë dialogun me Kosovën “me mirëbesim”, por se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është pjesë e diskutimeve.

Në një deklaratë për Reuters-in, Vuçiç tha se ka më shumë interes për t’u përqëndruar në tema si “qarkullimi i lirë i kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”.

Arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është një parakusht për integrimin europian të dy vendeve.

Dialogu midis tyre u ndërpre pasi Kosova vendosi një taksë 100% për mallrat serbe, si hakmarrje për fushatën e vazhdueshme të mosnjohjes së Serbisë kundër Kosovës.

Bisedimet pritet të rifillojnë pasi qeveria e sapokrijuar e Kosovës me në krye Avdullah Hotin, hoqi të gjitha masat e reciprocitetit ndaj Serbisë në 6 qershor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit