Vuçiç: Pas koronavirusit na pret Kosova!

Vuçiç: Pas koronavirusit na pret Kosova!

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar se pas kalimit të pandemisë me Covid-19 duhet t’i merret me çështje tepër të vështira duke përmendur edhe problemin me Kosovën.

Në nisjen e punimeve për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Budapest, Vuçiçi paralajmëroi se gjithçka duhet të zgjidhet në përfundim të situatës me Covid-19.

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë mbetet në ngërç që prej nëntorit të vitit 2018 si pasojë e taksës 100%. BE-ja dhe ShBA-ja ka bërë shpesh herë thirrje për rinisje të negociatave.

Rikthimin në tryezën e diskutimeve e kanë vonuar zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, por nuk pritet që të ketë negociata para përfundimit të zgjedhjeve në Serbi të cilat do të mbahen në Qershor të këtij viti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit