“Vuçiç po rrezikon stabilitetin në rajon", 6 kongresmenë letër Biden: SHBA të ndërhyjë!

“Vuçiç po rrezikon stabilitetin në rajon”, 6…

Gjashtë Kongresmenë në SHBA i kanë dërguar një letër Presidentit Joe Biden. Në këtë letër, kongremenët i bëjnë thirrje Presidentit të SHBA-ve, të ndërhyjë në punët politike të Serbisë, pasi sipas tyre po rrezikon stabilitetin në rajon. Kongresmenët i kërkojnë Biden të ndalojë edhe korrupsionin në këtë shtet. Sipas tyre kjo mund të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë Evropën ndaj kërkojnë që të veprohet me ligjin për shpalljen “non grata” të personave që rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

Kongremenët:

Ne besojmë që SHBA duhet të ndërmarrë veprime për të mbrapsur korrupsionin dhe sulmet ndaj lirisë së medias në Serbi. Për të pasur një të ardhme më optimiste, ne besojmë se veprime të mëtejshme diplomatike nga SHBA dhe aleatët Evropian, është vendimtare për të garantuar se Serbia mund të jetë efektive në zbatimin e reformave demokratike. Kjo do të sjellë përmirësim të marrëdhënieve mes shteteve në Ballkanin Perëndimor përfshirë Kosovën

Dokumenti është i nënshkruar nga kongresistët: Raja Krishnamoorthi, Ritchie Torres, David N. Cicilline, Jan Schakowsky, James P. McGovern dhe Mike Quigley.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit