Vuçiç rivalizon Ramën, i dhuron Melonit trëndafila të kuq

Vuçiç rivalizon Ramën, i dhuron Melonit trëndafila…

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi.

Ajo është pritur nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në aeroport me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.

Ky veprim xhentilese, mund të jetë i pari për Vuçiçin, i cili duket se po rivalizon hapur kryeministrin tonë Edi Rama.

Ky i fundit, ka shfaqur hapur një dashuri të madhe ndaj Melonit, duke i dhuruar asaj puthje e përqafime, edhe në mes të liderëve botërore, por asnjë herë nuk ka shpenzuar për një dhuratë të tillë.

Kjo është vizita e parë e Melonit në Serbi. Gjatë një konference të përbashkët për mediat me Vuçiç, Meloni e vuri theksin tek integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Unë mendoj se Evropa nuk është një klub në të cilin dikush vendos se kush është evropian dhe kush nuk është evropian, është historia dhe gjeografia që vendosi se kush është evropian. Evropa nuk mund të thuhet se është vërtet e bashkuar derisa Ballkani Perëndimor të ketë hyrë në familjen evropiane të kuptuar si një institucion”, tha Meloni.

Në takimin me Vuçiç, Meloni ka disktuar veç bashkëpunimit ekonomik dhe për luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Italia kohët e fundit firmosi një marrëveshje me Shqipërinë për ngritjen e qendrës së pritjes në Gjadër të Lezhës për emigrantët e paligjshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit