Vullkani 'Dita e Kijametit' është gati të shpërthejë, filloi të nxjerrë tym

Vullkani ‘Dita e Kijametit’ është gati të…

Autoritetet kanë shprehur shqetësimin se vullkani i cilësuar si “dita e kjametit” është gati të shpërthejë, pasi nxori tym në zonën përreth të shtunën, (11 mars).

Vullkani i vendosur në malin Merapi, Indonezi, është vullkani më aktiv në vend. Shkencëtarët kanë kohë që i frikësohen një skenari të fundit të botës nëse Merapi do të ketë një shpërthim të madh. 

Studiuesit në Universitetin e Kembrixhit paralajmërojnë se mund të shkaktojë një dimër vullkanik në tokë dhe të çojë në kolaps ekonomik.

Shqetësimet u ringjallën dje kur vullkani 9551 metra i lartë nxori tym rreth orës 12:00 me orën lokale, duke bërë që retë e nxehta të arrinin deri në shtatë kilometra nga maja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit