Vullkani në Indonezi vret 22 njerëz

Vullkani në Indonezi vret 22 njerëz

Mali Marapi, një kompleks vullkanik në Indonezi dhe më aktivi ku që prej datës 3 Dhjetor, numërohet të ketë vrarë 22 njerëz. Të 22 ishin alpinistë dhe një tjetër është shpallur i humbur. Vullkani ka shpërndarë në 3 kilometër lartësi në ajër një re hiri që ka mbuluar fshatrat përreth.

Që prej datës 3 Dhjetor në zonë ishin 75 alpinistë ku pjesa më e madhe janë evakuar dhe kanë marrë ndihmën e parë shëndetësore nga djegiet. Pamjet e publikuara të hënën tregojnë forcat e ndihmës së shpejtë që mbajnë çanta me njerëz të vdekur.

“Disa pësuan djegie edhe për shkak të vapës dhe janë dëeguar në spital.” – ka deklaruar Rudy Rinaldi, kreu i agjensisë për zbutjen e fatkeqësive në Sumatrën Perëndimore.

Mali Marapi ose siç quhet ndryshe ‘Mali i Zjarrit’ është një nga vullkanet më aktive në Indonezi ku numërohen 127 vullkane aktivë në Indonezi ku shpërthimi më i fuqishëm i Mali Marapi në histori ka qenë në vitin 1979 ku janë vrarë 60 njerëz.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit