Vuloset! Përballje anglo-spanjolle në finalen e Europa League

Vuloset! Përballje anglo-spanjolle në finalen e Europa…

Finalja e kompeticionit Europa League që do të mbahen në 26 maj në Poloni, do të vërë përballë njëra tjetrës dy skuadra anglo-spanjolle. Do të jetë Mancester United kundër Villareal, ndërsa Arsenali u eleminua.

Roma fitoi 3 me 2 në përballjen kundër djajve të kuq, por kjo nuk ishte e mjaftueshme, pasi këta të fundit kishin fituar ndeshjen e parë me rezultatin e thellë 6 me 2.

Kjo përballje do të jetë e veçantë për spanjollët e Villareal të cilët arrijnë poër herë të parë në finalen e një kometicioni europian.

Spanjollët e kishin fituar 2-1 ndeshjen e parë kundër Arsenalit dhe mbrëmë rezistuan në barazim pa gola duke siguruar biletën për në finalen e 26 majit.

Arsenali ngeci në shtyllë ndërsa rekord me vetë për trajnerin e Villarreal Unai Emery që në tetë vite do të luajë finalen e pestë të Europa League. Villarreal-Manchester United premton “luftë” dhe spektakël për trofeun e Europa League.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit