Wall Street Journal: Elon Musk përdorues i rregullt i drogave, kokainë e ketaminë

Wall Street Journal: Elon Musk përdorues i…

Wall Street Journal, në një artikull për miliarderin me famë ndërkombëtare, Elon Musk duke shkruar se ai është një konsumues i rregullt i drogave të rënda. “Përdorimi i drogës nga Elon Musk ka shqetësuar drejtuesit dhe anëtarët e bordeve të bizneseve që ai drejton” shkruan  media e huaj.

Bëhet me dije se ky Musk ka konsumuar LSD, kokainë, ekstazi dhe kërpudha psikedelike, shpesh në festa private. Media amerikane shkruan se njerëz të afërt me shefin ekzekutiv të Tesla Inc. dhe SpaceX, janë shprehur se Musk është një përdorues i rregullt i ketaminës.

Ndërkohë në gushtin e vitit 2023 Musk tha se ky produkt është një antidepresant i rekomanduar nga mjeku. Alex Spiro, një nga avokatët e Musk, i është përgjigjur artikullit duke thënë për ËSJ se klienti i tij është testuar rregullisht për drogë në SpaceX dhe nuk ka dështuar kurrë në asnjë test.

Musk zotëron 6 kompani: “Tesla”, “SpaceX”, kompaninë e mediave sociale “X”, “The Boring Co”, “Neuralink” dhe “xAI”. Pasuria e tij neto prej 219.4 miliardë dollarësh renditet në vendin e parë në Indeksin e Miliarderëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit