Werner: Nëse largohem nga Leipzig, nuk do të jetë për Bayern Munich!

Werner: Nëse largohem nga Leipzig, nuk do…

Sulmuesi i Leipzig, Timo Werner është një nga lojtarët më të përfolur në këtë prag merkato.

Dhe një nga skuadrat më të interesuara për shërbimet e 24 vjeçarit është ajo e Bayern Munchen.

Mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Bild”, Werner ia ka mbyllur dërën bavarëzëve.

Futbollistë është shprehur se nëse do largohej nga Leipzig do të luante vetëm jashtë Gjermanisë.

“Bayern është klub i madh, nuk ka nevojë të flasim për këtë. Hansi Flick gjithashtu ka dëshmuar se është trajner shumë i mirë. Por nëse në të ardhmen do të vendosja për të ndryshuar ekip, do të preferoja të shkoja jashtë vendit sesa në një klub tjetër të Bundesligës.

“Është një sfidë për një ligë tjetër, e cila do të më tërhiqte më shumë sesa një ndryshim përbrenda Bundesligës. Sigurisht, duhet të ketë pranim të dyanshëm. Për këtë zgjodha RB Leipzig asokohe. Për atë, unë do të zgjedhja klubin që më jep ndjesinë e njëjtë”, ka shtuar ylli gjerman.

Skuadra si Liverpool, Inter, Juventus, por edhe Barcelona janë ato që lidhen me transferimin e Ëerner. Bayern tashmë mbetet jashtë garës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit