WhatsApp dhe Threads bllokohen në Kinë

WhatsApp dhe Threads bllokohen në Kinë

Apple ka hequr WhatsApp dhe Threads nga dyqani i saj i aplikacioneve në Kinë, pas një urdhri nga ekipi mbikëqyrës rrjeteve, i cili përmendi shqetësimet e sigurisë kombëtare kineze.

“Ne jemi të detyruar të ndjekim ligjet në vendet ku operojmë, edhe kur nuk jemi dakord”, tha një zëdhënës i Apple.

“Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës urdhëroi heqjen e këtyre aplikacioneve duke u bazuar në shqetësimet e mbi kërcënimin e sigurisë kombëtare.”

Aplikacionet, të dyja në pronësi të Meta, tashme janë bllokuar në Kinë dhe nuk përdoren gjerësisht. Përveç rasteve kur mund të aksesohen nga një VPN e një vendndodhje tjetër, duke maskuar identitetin e përdoruesit.

Heqja e aplikacioneve nga Apple përfaqëson një “distancim të mëtejshëm midis universeve të teknologjisë tashmë të ndara” në vend dhe më gjerë, tha Duncan Clark, kryetar i këshillimit për investime në Pekin.

“Do të shkaktojë bezdi për konsumatorët dhe bizneset (në Kinë) që kanë të bëjnë me familjen, miqtë ose klientët jashtë shtetit. Edhe nëse përdorin VPN për të hyrë në aplikacionet e tyre ekzistuese WhatsApp, këto me kalimin e kohës do të vjetërsohen dhe do të kërkojnë përditësim, “tha ai.

Aplikacione të tjera të njohura të mediave sociale perëndimore, duke përfshirë X (ish Tëitter), Facebook, Instagram dhe Messenger janë ende të disponueshme në dyqanin e aplikacioneve të Apple në Kinë.

Ky vendim i Kinës edhi pas rënies së shitjeve të iPhone në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Shitjet e saj të smartfonëve ranë me 10% në tremujorin e parë të këtij viti, sipas firmës së kërkimit të tregut IDC.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit