WhatsApp do të funksionojë në PC edhe pa u lidhur me celularin!

WhatsApp do të funksionojë në PC edhe…

Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook, WhatsApp, është një nga aplikacionet më të përdorura dhe më të pëlqyera dhe për këtë arsye, për të përmirësuar përvojën e përdoruesve, WhatsApp vazhdon të testojë veçori të reja. WhatsApp tani po prezanton një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të lidhin llogaritë e tyre me pajisjet dytësore dhe të vazhdojnë të dërgojnë dhe marrin mesazhe pa qenë nevoja që celulari të jetë i lidhur me internet. Sipas një raporti në GSMArena, funksioni po shpërndahet zyrtarisht për të gjithë përdoruesit e WhatsApp në përditësimin më të fundit të WhatsApp në versionet Android dhe iOS.

Funksioni për të lidhur pajisjet pa smartphone primar është në fazën beta. Kjo veçori mund të aktivizohet në opsionin Linked Devices në menunë e Settings në WhatsApp. Nëse aktivizoni opsionin, do të shkëputeni nga të gjitha pajisjet. Pas lidhjes së re, do të mund ta përdorni si më parë. Pra nuk do të kërkohet smartfoni juaj për t’u identifikuar dhe nuk do t’ju duhet ta mbani telefonin pranë laptopit. Pajisjet e lidhura do të mund të marrin dhe dërgojnë mesazhe deri në 14 ditë nëse nuk bëni “log out” manualisht.

Funksioni do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm nëse telefonit i mbaron bateria, por ju jeni pranë një kompjuteri. Megjithatë, në versionin iOS të aplikacionit, nuk do të jeni në gjendje të fshini mesazhe ose biseda nga një pajisje e lidhur. Gjithashtu nuk mund të lidhni një smartphone dytësor ose një tablet me pajisjen kryesore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit