Whatsapp po zëvendësohet nga një tjetër aplikacion, për shkak të shkarkimeve të shumta “Signal” po përjeton vështirësi teknike

Whatsapp po zëvendësohet nga një tjetër aplikacion,…

Platforma e mesazheve Signal është duke përjetuar ditët më të mira, pasi me qindra e miliona qytetarë po shkarkojnë këtë aplikacion.

Por për shkak të shkarkimeve të shumta “Signal” po përjeton vështirësi teknike. Disa përdorues raportuan se mesazhet nuk po dërgoheshin nga celulari apo desktop për disa orë.

Kompania ka parë një rritje të madhe interesi që kur rivali i saj WhatsApp zbuloi kushtet e reja të privatësisë javën e kaluar. Në TWitter, Signal tha se kishte shtuar servera “me një ritëm rekord” dhe po punonte për të rivendosur shërbimin.

Aplikacionet Signal ashtu edhe Telegram, kanë përfituar nga pakënaqësia e shkaktuar nga termat dhe kushtet e azhurnuara të WhatsApp.

WhatsApp u tha dy miliardë përdoruesve të saj se ata duhet të ndajnë të dhëna me kompaninë e saj mëmë Facebook nëse ata dëshirojnë të vazhdojnë t’i përdorin ato.

Por çfarë është “Signal”?

Signal është aplikacion për dërgimin e mesazheve, tekst, video dhe audio të cilat janë të mbrojtura përmes enkriptimit “end-to-end”, pra nga dërguesi te marrësi.

Pasi verifikoni numrin tuaj, Signal ju dërgon një kod, dhe më pas aplikacioni mund të përdoret edhe për telefonata. Pak a shumë të njëjtat funksione që aktualisht ofron WhatsApp, raporton newsbomb.al.

Por avantazhi i Signal është privatësia. Ky aplikacion nuk ruan asnjë informacion nga përdoruesit. Signal ofron edhe disa opsione privatësie që mund të përzgjidhen gjatë përdorimit, për shembull njoftimet për mesazhe të reja vijnë, por pa tekst. Kjo në mënyrë që të mos lexohen nga “lockscreen”. Po ashtu Signal ka një opsion që mundëson mjegullimin e fytyrës kur flisni me kamera si dhe opsionin për zhdukjen e mesazheve pas një kohe të caktuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit