WhatsApp prezanton funksionin "shiko një herë" për mesazhet zanore

WhatsApp prezanton funksionin “shiko një herë” për…

WhatsApp ka shtuar një veçori të re që lejon përdoruesit e tij të dërgojnë mesazhe zanore që do të zhduken pasi të jenë dëgjuar. Kjo veçori, e ngjashme me opsionin “view once” për fotot dhe videot e prezantuara në fillim të këtij viti, synon të përmirësojë privatësinë për përdoruesit. Disa përdorues janë shprehur se kjo është një gjë e mirë, ndërsa disa të tjerë shprehen se nuk është zgjedhje e duhur pasi mund të ketë raste që e dëgjojnë gabim.

“Ju njoftojmë se tani mund të dërgoni mesazhe zanore që do të zhduken pasi t’i dëgjoni,” tha WhatsApp. Kjo veçori do t’u ofrojë përdoruesve siguri kur ndajnë informacione të ndjeshme përmes mesazheve zanore, si p.sh. leximi i të dhënave të kartës suaj të kreditit te një mik ose planifikimi i një surprize. Për të përdorur mesazhet zanore që zhduken, hyni në bisedë, shtypni shenjën e mikrofonit dhe rrëshqiteni lart, drejt shenjës së kyçit. Mbajeni shtypur dhe zgjidhni ikonën me numrin 1 e cila kur ngjyroset në të gjelbër, konfirmon se mesazhi do të dërgohet si “View once”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit