Whitney Houston së shpejti në një version të ri! Kush do të luajë rolin kryesor?

Whitney Houston së shpejti në një version…

Whitney Houston, është më së miri e njohur si këngëtare që krijoj hitet e pavdekshme “Wanna Dance With Somebody” dhe “Saving All My Love For You”.

Por, në vitin 1992, artistja gjithashtu luajti në filmin e suksesshëm me Kevin Costner “the Bodyguard”, për të cilin realizoi këngën “I Will Always Love You”, shkruan DailyMail.

Dhe të mërkurën, sipas Variety, ky film do të ribëhet nga dramaturgu, Matthew Lopez.

“The Bodyguard” është një film që flet për një ish-agjent të Shërbimeve Sekretet Amerikane i kthyer në një truproje Frank Farmer (Kevin Costner), i cili angazhohet për ta mbrojtur një këngëtare të njohur Rachel Marron (Whitney Houston). Gjatë rrugës protagonistët dashurohen me njëri-tjetrin.

Filmi i ri thuhet të jetë inspiruar nga drama romantike e Whtiney dhe Kevin. Ky projekt është diskutuar që nga viti 2011, por deri tani nuk është finalizuar.

Gjetja e protagonistëve është një nga sfidat më të mëdha, pasi Houston jo vetëm që dukej bukur në ekran, por edhe kishte një vokal të fuqishëm.

Fillimisht ishte menduar që rolet të luheshin nga Chris Hemswroth dhe Tessa Thmpson, pastaj u përmenden edhe Channing Tatum dhe Cardi B.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit