Wizz Air pret më shumë bileta se kapaciteti, shqiptarët dy ditë të bllokuar në Barcelonë

Wizz Air pret më shumë bileta se…

Një grup shqiptarësh pretendojnë se kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Barcelonës pas një sërë problemesh me fluturimin e kompanisë Wizz Air, ndërsa thonë se prej dy ditësh po përballen me shtyrje, anulime dhe mungesë asistence.

Në një denoncim të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar tregon se fluturimi fillimisht ishte planifikuar më 3 tetor, në orën 22:00. Nisja u shty fillimisht për në orën 03:00 dhe më pas u anulua përfundimisht për shkak të motit.

Pas anulimit, udhëtarët thonë se e prenotuan sërish udhëtimin përmes platformës online të Wizz Air, këtë herë për ditën e djeshme, me nisje në orën 12:30.

Por edhe ky fluturim u shty. Sipas denoncuesit, fillimisht u komunikua se nisja do të bëhej në orën 14:00 dhe më pas në 15:00, pasi kompania po priste avionin tjetër që do të sillte stafin.

Problemi më i madh, sipas udhëtarëve, erdhi në momentin kur duhej të hipnin në avion. Ata pretendojnë se, pavarësisht se kishin bileta të prera, rreth 15 persona mbetën jashtë avionit për shkak të overbooking.

“Kishte çifte që njëri kalonte dhe tjetri jo. Disa janë futur edhe fshehurazi”, pretendon qytetari, duke shtuar se kanë dokumentuar të gjithë situatën dhe disponojnë prova për atë që ka ndodhur.

Sipas tij, sot Wizz Air u ka dhënë si përgjigje se udhëtarët nuk kanë qenë në kohë në gate, pretendim që ata e kundërshtojnë kategorikisht.

“Ne kemi fakte për të gjitha. Nuk na japin as boarding denied, që të presim të rënët, as hotel, as absolutisht asgjë, edhe pse përgjegjësia është e tyre”, shprehet denoncuesi.

Si pasojë, udhëtarët thonë se janë detyruar të qëndrojnë në Barcelonë dhe të paguajnë vetë akomodimin, me një kosto që, sipas tyre, shkon në rreth 200 euro nata për shkak të çmimeve të fundjavës.

<div style=”max-width: 56vh;”><div style=”left: 0; width: 100%; height: 0; position: relative; padding-bottom: 177.7778%;”><iframe src=”https://www.youtube.com/embed/IeBr2AmiGcE?rel=0″ style=”top: 0; left: 0; width: 100%; height: 100%; position: absolute; border: 0;” allowfullscreen scrolling=”no” allow=”accelerometer *; clipboard-write *; encrypted-media *; gyroscope *; picture-in-picture *; web-share *;” referrerpolicy=”strict-origin”></iframe></div></div>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit