
Një grup pasagjerësh shqiptarë, mes tyre edhe familje me fëmijë të vegjël, janë bllokuar prej më shumë se 16 orësh në aeroportin e Madridit, për shkak të anulimit dhe vonesave të shumta të fluturimit të linjës ajrore Wizz Air drejt Tiranës.
Fluturimi i parashikuar për në datën 3 korrik në orën 22:00 është shtyrë fillimisht me katër orë, ndërsa më pas është anuluar krejtësisht. Pas kësaj, kompania ajrore ka njoftuar pasagjerët se fluturimi i ri do të kryhej më 4 korrik në orën 11:00, por deri më tani fluturimi s’është kryer dhe asnjë informacion zyrtar dhe konkret nuk është dhënë për nisjen e avionit.
Pasagjerët janë lënë për orë të tëra në korridoret e aeroportit, pa akses në informacion të qartë dhe pa shërbime minimale si ushqim dhe ujë.
Kompania Wizz Air nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë për nisjen e fluturimit dhe nuk ka marrë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar, duke mos ofruar as rimbursim, as ndihmë logjistike.
Denoncimi i shqiptarit:
Pershendetje, ndodhem ne aeroportin e Madridit qe prej dites se djeshme. Kishim per tu kthyer ne Shqiperi me avjonin e ores 22:00 te dates 03 dhe na mbajten ne avjon per 4 ore dhe pastaj na na nxorren jashte duke anulluar udhetimin dhe na lene ne aeroport si kafshe. Me pas na njoftojne me e-mail qe avjoni per Tirane do niset ne ora 11:00 te dates 04. Deri me tani jo vetem qe nuk eshte nisur por na kane lene si kafshe ulur ne nje koridor ne shkalle se nuk ka ardhur avjoni akoma
Lutemi per sensibilizim qe situata te tilla mos perseriten. Sapo i kthyen nga shkallet dhe po debatojne te gate. Po bejme 24 ore dhe komoania wiz nuk po ben asgje
Absolutisht asnje info. Po i kerkojne llogari por nuk thote asnje ore kur do niset. Pergjigjja qe thote tani eshte kur te thote kapiteni. Per rimbursim apo demin qe na kane shkaktuar as behet fjale. Vetem te na thone kur do nisemi ka femije te vegjel qe jane torturuar mbi 24 ore duke pritur