Wuhan ndalon gjuetinë dhe konsumin e mishit të kafshëve të egra për 5 vjet

Wuhan ndalon gjuetinë dhe konsumin e mishit…

Wuhan, qyteti kinez, ku pati origjinën pandemia e koronavirusit, ka ndaluar gjuetinë dhe konsumine mishit të kafshëve të egra për 5 vjet.

Urdhri është publikuar në rrjetin e administratës së qytetit kinez. Ndalimi përfshin edhe tregtinë ilegale të kafshëve të egra.

Pas krizës, qeveria vendosi një ndalim të përkohshëm të tregtisë së kafshëve të egra në tregun Huanan të qytetit Ëuhan, i dyshuar se ishte origjina e infeksionit.

Rregulli i ri, i cili hyn në fuqi menjëherë, kontrollon faunën, ndalon gjyetinë e kafshëve të egra, kontrollon rritjen e tyre dhe përforcon publicitetin dhe edukimin për mbrojtjen e faunës së egër.

Kina ka intensifikuar që në shkurt represionin mbi gjuetinë ilegale dhe shfrytëzimin e faunës së egër, nën drejtimin e ‘National Forestry and Grassland Administration’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit