Olta Xhaçka me rrip Ferragamo, kushton sa dyfishi i rrogës së një punëtori në Shqipëri

Olta Xhaçka me rrip Ferragamo, kushton sa…

Ministrja socialiste Olta Xhaçka ka veshur dje një rip Salvatore Ferragamo, i cili kushton afërsisht 379 euro.

Ajo që të bën përshtypje është se një aksesor i thjeshtë sikurse është rripi, kushton sa dyfishi i rrogës së një punëtori të thjesht në Shqipëri.

Ministrja Xhaçka u shfaq dje me atë rrip, foto të cilën e ka shpërndarë dhe në Instagramin e saj.

Kjo nuk është hera e parë që ministret apo ministrat e qeverisë Rama shfaqen me rroba të shtrenjta. I kritikuar për blerje të shtrenjta nga publiku ka qenë edhe kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Ai mban veshur disa bluza që në pamje të parë duken shume modeste por nëse kërkon mbi çmimin e tyre zbulon se janë blerë me shifra tepër të larta.

Ministret e qeverisë Rama janë kritikuar edhe për shpenzime të larta jashtë vendit, sikurse ishte skandali me ish ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kishte shpenzuar 700 euro një natë në një hotel jashtë vendit.


Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit