Xhaçka me helikopter në Kakavijë/ Punë nuk zgjidh, por kapet me gazetarët

Xhaçka me helikopter në Kakavijë/ Punë nuk…

Shqiptarët po torturohen prej tre ditësh në doganën e Kakavijës, ku radha ka shkuar deri në 25 kilometra.

Pikërisht në ditën e tretë që ata presin për të shkuar në Greqi, më në fund u kujtua dikush që duhet të interesohet për popullin.

Por, ky interesim duket më shumë një interesim për fasadë. Ministria Xhaçka ka marrë helikopterin dhe ka shkuar në Kakavijë dhe e kishte mendjen më shumë që të kapej me gazetarët sesa të jepte përgjigje të dobishme.

Në vend që të pranojë që në Kakavijë ka më pak mjek se në Kapshticë dhe kjo gjë të zgjidhet më shpejt ajo devijon pyetjen.

Gjithsesi si pjesë e rilindjes që është e kuptojmë sjelljen e saj ndaj medias pasi ka ku të marrë leksione.

Gazetarja: Nesër është Shën Mëria (festë), është pushim nga pala greke, çfarë do të ndodhë me qytetarët?

Ministrja Olta Xhaçka: Po më pyesni për gjëra që nuk janë në fuqinë time, as në punën që bëj unë.

Gazetarja: Në Kapshticë ka më pak radhë, dini gjë për këtë? Ndoshta ndodh sepse ka më shumë mjekë?

Olta Xhaçka:Ku e di ti që ka më shumë mjekë?

Gazetarja: Sigurisht që unë e di se çfarë ndodh, kam informacion. Dhe nesër është pushim, çfarë do të ndodhë me qytetarët?

Olta Xhaçka: Edhe njëherë, po më pyesni për gjëra që nuk janë në fuqinë time, as në punën që bëj unë. Kjo nuk është diçka e vendosur vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet.

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, prej tre ditësh ku radha e automjeteve ka shkuar në 25 kilometra. Tre persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke, do të zgjatet ora e punës, do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit