Xhaçka po çmilitarizon Sazanin/ Kujt do ti jepet ishulli i vetëm që kemi?

Xhaçka po çmilitarizon Sazanin/ Kujt do ti…

Ditën e mërkurë, Forcat e Armatosura do të zhvillojnë operacion për asgjësimin e municioneve të grumbulluara në ishullin e Sazanit.

Sipas komandës së Forcës Detare, operacioni do të zhvillohet ditën e nesërme nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 17:00.

Të gjitha mjetet lundruese e kanë të ndaluar të lundrojnë apo të jenë prezentë gjatë kryerjes së operacionit dhe duhet të jenë në një distancë 2 milje detare rreth ishullit gjatë orarit të caktuar.

Prej kohësh, në Sazan është bërë pastrimi nga municionet pasi kujtojmë se ishulli ka qenë bazë ushtarake gjatë kohës së komunizmit.

Vitet e fundit, është përdorur si atraksion turistik.

Ka pasur zëra që pretendojnë se aksionet për pastrimin dhe kthimin e ishullit në një zonë të sigurt për turistët, po bëhet me një qëllim: Që të jepet me koncesion.

Zëra të tillë kanë qarkulluar prej kohësh, megjithatë, në kohë të ndryshme, nga zyrtarët është mohuar të ketë një plan të tillë. Megjithatë, qeveria e Ramës ka treguar se është e paskrupull kur bëhet fjalë për PPP dha para…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit