Xhaferrajt që grabitën tokën e kullës “Eyes of Tirana”: Pronarët e TIBO më zhvatën 2.2 MLN €

Xhaferrajt që grabitën tokën e kullës “Eyes…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja që çoi në bllokimin e platformës TIBO nga Gjykata e Tiranës, për akuzën e mashtrimit. Në qendër të kësaj historie është Adnan Mahmutaj, aksionar me 32% në kompaninë “TIBO shpk”, i kallëzuar nga Mirlinda Heidorn Xhaferri.

Ditën e djeshme u bë me dije se Mirlinda Xhaferri. së bashku me familjen e saj kanë përvetësuar truallin shtetëror ku sot sot është ngritur kulla “Eyes of Tirana” së bashku me Armand Lilon.

Familja Xhaferri, përmes Liljana Xhaferrit dhe Mirlinda Xhaferri Heirdon, ndërhyri financiarisht dhe juridikisht në mbështetje të Tarikatit Halvetian, duke marrë më pas kontrollin mbi pronën. Sipas të dhënave, ato realizuan një kontratë shkëmbimi të dyshimtë me Sheh Ali Pazarin kreun e Tarikatit Halvetian ku në këmbim të një sipërfaqeje të vogël bodrumesh, siguruan truallin me vlerë miliona euro në qendër të Tiranës.

Sipas dokumenteve të siguruara, Mahmutaj i kishte kërkuar Heidorn-it një shumë prej 2.2 milionë eurosh për të vijuar një kontratë me shtetin italian, shumë që Heidorn e ka kredituar. Përfitues direkt i këtyre fondeve rezulton kompania “Megaware shpk”, ndërsa garant për shlyerjen ishin “TIBO Communication shpk” dhe “TIBO AL shpk”, me një komision mujor të parashikuar prej 25 mijë eurosh.

Pavarësisht marrëveshjes, Heidorn nuk ka mundur të rikuperojë shumën e dhënë, edhe pse kontrata parashikonte kthimin brenda 12 muajsh. Ndërkohë, Mahmutaj, pas marrjes së parave, ka tjetërsuar kuotat e kompanive garantuese dhe më pas i ka ri-blerë ato, duke thelluar më tej vështirësitë financiare të “TIBO Communication”.

Skandali nuk përfundon këtu. Platforma TIBO ka përfituar edhe fonde publike, duke qenë fituese e një tenderi të shpallur më 27 tetor 2022, me vlerë 482 milionë lekë me TVSH, për shërbime transmetimi të aktiviteteve sportive të shkollave. Sipas raportimeve të “Pamfleti”, tenderi është zhvilluar me pjesëmarrje të vetme nga firma e Mahmutajt, ndërsa roli i Fidel Yllit është theksuar si kyç në këtë procedurë.

Kontrata, e publikuar më 6 mars 2023, dyshohet se është zbatuar vetëm në letra, me dokumentacion të rremë që justifikon kryerjen e shërbimeve. Ky rast hedh dritë mbi lidhjet e dyshimta mes biznesit dhe segmenteve të pushtetit, duke treguar se gjithnjë e më shumë kompani të afërta me qeverinë po përballen me drejtësinë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit