Xhamia e veçantë në Greme të Ferizajt që daton nga shekulli 17-të: E gjitha e gjelbërt

Xhamia e veçantë në Greme të Ferizajt…

Në fshatin Greme të Ferizajt gjendet një xhami e vjetër që nga shekulli XVII’të, në të cilën dominon ngjyra e gjelbërt.

Në këtë xhamia të shekullit XVII’të besimtarët muslimanë me shekuj praktikojnë fenë e tyre. Xhamia në Greme është një monument i trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Për të ka shkruar edhe kryetari i kësaj komune Agim Aliu. Më poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të tij:

VLERAT E RUAJTURA NË KOHË!

Gremja përveç ekonomisë, spikat edhe vlera të çmueshme të trashëgimisë kulturore. Xhamia e shekullit XVII-të, me të gjelbrën dominuese në çdo anë të saj, ku besimtarët muslimanë me shekuj përkulën ballin në lutje Krijuesit, do ta përjetoj rilindjen, nga dakordimi që patëm kohë më parë me MKRS për restaurimin e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit