Xhaxhai i motrave Josifi denoncoi 3 javë më parë “zhdukjen” e tyre

Xhaxhai i motrave Josifi denoncoi 3 javë…

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vetëflijimi i nënës dhe i vajzës në zonën e Kombinatit në Tiranë. Së fundmi mësohet se shqetësimi mbi vajzën, Anisën, ishte ngritur tre javë më parë në rajonin e policisë nga xhaxhai.

Ai i shte i shqetësuar se vajza nuk i hapte telefonin për ditë me radhë.

Madje, xhaxhai kishte shkuar edhe tek shtëpia, por nëna ia kishte mbyllur derën duke i thënë se “s’kemi nevojë për asgjë”.

Por mesa duket policia është mjaftuar vetëm me komunikimin e kryefamiljares dhe nuk ka vazhduar më tej kërkimin.

Pak ditë më parë, Anisa u gjet e dekompozuar në banesën e saj. Mendohet se ajo kishte disa muaj e vdekur, por mbahej në shtëpi nga nëna dhe motra e saj, me besimin tek ringjallja. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit