Xhaxhai rrëfen bisedën e fundit me nipin para se t'ia vrisnin në autobus: Për 10 min jam në shpi, bëma bukën

Xhaxhai rrëfen bisedën e fundit me nipin…

Në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Deçan mbrëmjen e djeshme, ka folur për mediat xhaxhai i djaloshit 17-vjeçar që u vra në sulmin me armë në autobus. Jakup Hamzaj, ka rrëfyer bisedën e fundit që ka patur i nipi me vëllanë e tij, 10 minuta para se të ndodhte rasti tragjik në Gllogjan.

“Me të birin ka qenë 10 minuta para se me ndodhë rasti. Kanë biseduar, i ka thënë babë për dhjetë minuta thuaj mamit jam në shtëpi boma bukën se erdha”, tha se i kishte thënë viktima babait të tij. Pasi ishte vonuar, ai e kishte telefonuar sërish dhe ishte përgjigjur një vajzë.

“U vonu nja pesë minuta, kur janë bërë dhjetë u vonu. Ky e ka marrë telefonin dhe e ka thirr. I ka thënë ku je babë, edhe thotë nuk u përgjigjke. Si nuk u përgjigj djali ky u streseve edhe dikush një vajzë apo një nxënës e ka marr telefonin e tij dhe e ka thirr vëllain. I ka thënë ejani se na kanë gjujt, na kanë plagos, ka të vrarë. Ka shkuar vetëm për momentin dhe në vend të ngjarjes ka shkuar i pari”,-ka shtuar ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit