FOTOT/ Xhelal Mziu shkel rregullat, parkon makinën luksoze tek vijat e bardha

FOTOT/ Xhelal Mziu shkel rregullat, parkon makinën…

Të fortët dhe pushtetarët janë ata që nuk pyesin për ligje në Shqipëri, pasi të gjithë e dimë që i kanë krahët e ngrohta.

Ata mund të marrin koncesione, prona, s’paguajnë taksa dhe më e ulëta, mund të parkojnë me makinë ku të duan. Edhe pse tashmë pa asnjë post, ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, duket se s’pyet fare për rregulla dhe ligje.

Sipas disa fotove të mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA, ai shihet teksa ka parkuar makinë e tij luksoze tek vijat e bardha.

Denoncimi është bërë nga një qytetar i Kamzës, ku shihet fare qartë që këmbësorët nuk kanë ku të kalojnë.

Nuk është hera e parë që politikanë të tillë parkojnë në të tillë mënyrë. Megjithatë, duhet theksuar qe po të ishte një qytetar i thjeshtë, policia e Lleshit do të hidhej direkt në veprim.

Qytetari shkruan:

“Makina e ish kryetarit te kamzes xhelal mziu qe parkon makine luksoze me leket e popullit te kamzes qe parkon ne vija te bardha”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit