Xhemal Loka mohon të ketë shkaktuar vetëvrasjen e gruas së tij

Xhemal Loka mohon të ketë shkaktuar vetëvrasjen…

Bedrie Loka është 41-vjeçarja e cila i dha fund jetës në mënyrë tragjike duke konsumuar fotoksinë. Nëna e 4 fëmijëve bullizohej në rrjetin social TikTok në mënyrë të vazhdueshme që prej vitit 2022, teksa tashmë dyshohet se e dhunonte dhe burri.

Ngjarja në fjalë solli arrestimin e burrit të së ndjerës, Xhemal Loku dhe kolegut të saj që shpërndau foton e 41-vjeçares te goca e tezes. Pas arrestimi, Xhemal Loka ka mohuar të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë. 45-vjeçari, i ka qëndruar deklarimit se ajo nuk duroi dot fyerjet ndaj saj në rrjetin social TikTok, ku prej kohësh vuante psikologjikisht për shkak të denigrimit të figurës së saj.

“Unë jam kthyer pak ditë para ndërrimit të viteve nga Greqia. Ka qenë insistimi i Bedries që të vija dhe të kaloja festat në familje. Kemi pasur disa debate pasi kam ardhur, debate që çdo çift i ka. Bedria e vuante shume denigrimin e figurës së saj që iu bë dhe vazhdonte t’i bëhej në TikTok dhe për këtë kemi debatuar edhe më herët. Unë nuk jam bërë shkak që ajo ti japë fund jetës, nuk di të them më shumë se aq”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë policia sqaron se ne celularin e Xhemal Lokës janë gjetur mesazhe fyese e video kërcënuese ndaj bashkëshortes së tij, teksa të tjera mesazhe mendohet të jenë fshirë dhe po punohet për rikuperimin e tyre. Po punohet edhe për identifikimin e personit që i hapi adresën false në rrjetin social TikTok.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit