Xhensila Myrtezaj rrëfen periudhën e vështirë për shëndetin: Për dy muaj kam dyshuar

Xhensila Myrtezaj rrëfen periudhën e vështirë për…

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë me publikun një nga shqetësimet që ka patur me shëndetin.

Ajo thotë se pas ekzaminimeve kuptoi se gjithçka ishte në rregull.

“Dua të rrëfej një histori të vogël dhe të them se të gjitha jemi të barabarta në këtë luftë. Askush nuk përjashtohet, kushdo qofsh. Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim.

Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rresht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegjja që po bëja shumë gabim. E ndaj këtë gjë me Besin dhe ai menjëherë më dërgoi tek mjeku dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, ka treguar Xhensila.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit