Xhepaj mohon lidhjen me vr*sjen e dyfishtë, gjykata e lë në burg

Xhepaj mohon lidhjen me vr*sjen e dyfishtë,…

Lihet në qeli Ilir Xhepaj.

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “arrest ne burg” për Ilir Xhepaj, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergi mbremjën e 30 majit në Kurbin.

Xhepaj ka mohuar lidhjet me atentatin. Para grupit hetimor, ai është shprehur që i njeh të dyshuarit e tjerë por jo që të ketë bashkëpunuar për kryerjen e atentatit.

33-vjeçari ka deklaruar se do flase në një moment tjetër.Fillimisht ai është mbajtur në paraburgim në kryeqytet dhe me pas është dërguar në kurbin.

Hetuesit janë duke kryer ekspertizë dhe të dy armëve të gjetura në afërsi të klinikës private.

Nga verifikimet paraprake nuk ka rezultuar që armët të jenë përdorur gjatë atentatit, ndërsa po kryhen verifikime të tjera pasi dyshohet se janë të autorëve.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit