Xhepat e shqiptarëve po zbrazen, inflacioni rritet me 7.1% ndërsa çmimet e ushqimeve me 12%

Xhepat e shqiptarëve po zbrazen, inflacioni rritet…

Shqiptarët po varfërohen çdo ditë e më shumë duke shpenzuar një pjesë të konsiderueshme të parave të tyre për blerjen e ushqimeve dhe përballimit të jetesës. çmimet e ushqimeve, produkteve dhe shërbimeve është rritur për muajin janar me afro 7.1%.

Sipas matjeve kombëtare niveli i përgjithshëm i çmimeve është rritur me 7.2% në janar të vitit 2023. Sipas metodologjisë së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 11,8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, dhe më pas vërehen rritje në grupet “Transporti” me 6,9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,7%, “Veshje dhe këpucë” me 5,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,4%, “Shërbimi arsimor” me 3,1%, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 2,2% secili dhe “Komunikimi” me 1,1%.

Më së shumti shqiptarët po ndiejnë rritjen e çmimit të ushqimeve, kryesisht të bulmetit, perimeve dhe frutave si dhe produktet e nënproduktet e mishit. Ndonëse qeveria shpreh vazhdimisht që vendi është në krizë, ndihma ekonomike e ofruar për shqiptarët është minimale. Për përballimin e çmimeve dhe kushteve të jetesës, ekspertët e ekonomisë kanë sygjeruar që një paketë ekonomike për shqiptarët duhet të ishte sa paga minimale në vend.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit