“Xhepistët janë shtuar”, çfarë duhet të keni parasysh

“Xhepistët janë shtuar”, çfarë duhet të keni…

Transportit publik me të gjitha problematikat që ka, vonesa në stacione, kushte të këqija apo fatorino arrogantë duhet t’i shtohen edhe xhepistët kacavjerrës.

Autobusët që qarkullojnë nuk janë në standardet e duhura dhe xhepistët në autobusë janë një kërcënim i vazhdueshëm.

Para disa ditësh JOQ Albania ka publikuar një video ku duket një “zotëri” 51 vjeçar, ka tentuar të vjedhë në autobusin e linjës Kombinat-Kinostudio, por pasi vjedhja e tij dështoi, doli nga dritarja.

Çfarë duhet pasur parasysh?

Zakonisht “zanatçinjtë” qëndrojnë gjithnjë pas njerëzve, mbajnë me vete çanta të mëdha, mund të veprojnë në çift ose në grup, dhe në të shumtën e rasteve qëndrojnë afër dyerve.

Sa më shumë njerëz të ketë nëpër autobusë aq më e lehtë është për hajdutin që vjedhë, ujku mjegull do!

Viktimat zakonisht janë të moshuarit në ditën e pensionit ose gratë e vajzat!

Të gjendur në këto kushte të gjithë qytetarët ndihen të kërcënuar. Vjedhjet nëpër autobus nuk janë dukuri e re, por kohët e fundit duket se kanë marrë përmasa të frikshme. Mesa duket xhepistët nuk ndëshkohen ligjërisht aq sa duhet ndaj edhe nuk i tremb ligji.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit