
Xhubleta shqiptare e lashtë 4 mijë vjet tashmë është një pasuri e të gjithë njerëzimit. Ministrja e Kulturës, Elva Margarit shkruan se tashmë xhubleta shqiptare është pjesë e UNESCO-s.
Sipas saj, kjo është si një dhuratë për 110-vjetorin e Pavarësisë. Xhubleta është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë, Dukagjin.
Raportohet se në arkivin shtetëror ndodhen diku tek 33 xhubleta.
“Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë! Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!”– shkruan ajo.