Ylber Jaku i vrau të vëllain dje, arrest shtëpie për Artjola Sallahu pasi rrahu prindërit e autorit

Ylber Jaku i vrau të vëllain dje,…

Artjola Sallahu, 28 vjeçe, e cila disa ditë më parë dhunoi rëndë dy të moshuar, prindërit e Ylber Jakut  është lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, një masë që, për nga natyra e krimit dhe pasojat e saj, është konsideruar nga shumë si tejet e butë.

Artjola, e armatosur me një sëpatë, goditi çiftin e moshuar, duke i lënë ata në gjendje kritike për jetën. Policia, pasi arrestoi të renë, u tërhoq nga vendi i ngjarjes menjëherë pas shoqërimit të saj dhe dërgimit të të plagosurve në spital.

Dy ditë më pas, djali i çiftit të dhunuar, Ylber Jaku, sapo  kishte vizituar prindërit e tij në Spitalin Ushtarak dhe kur pa gjendjen e tyre të rënduar, u nis drejt Hasit dhe vrau me pushkë  Ryshit Sallahun, vëllain e autores së dhunës. Ai e priti dhe  qëlloi mbi të tetë herë në rrugën pranë shtëpisë dhe nuk tentoi të largohej, por priti policinë në banesën e tij.

Mirëpo ngjarja bëhet edhe më e rëndë, kur u mësua se Ylberi ishte nisur ditën e djeshme nga Anglia dhe se rrugës kishte paralajmëruar edhe krimin e rëndë me anë të një fotoje që kishte hedhur në rrjetet sociale.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit