Ylber Ramadani çmend mediat serbe me portretin e Adem Jasharit pas kualifikimit

Ylber Ramadani çmend mediat serbe me portretin…

Shqiptarët në të gjitha trevat shqipfolëse po dhe në Diasporë kanë festuar një nga sukseset më të jashtëzakonshme në futboll. Për herë të dytë, Shqipëria do të luaj në një kampionat europian. Festa nisi që në Moldavi, aty ku kuq e zinjëve iu nevojit vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin. Lojtarët ishin ata që e përjetuan më së shumti këtë kualifikim, pas një rrugëtimi të gjatë e të mbushur plotë me sfida e emocione.

Në mesin e festimeve, ai i Ylber Ramadanit ishte që tërhoqi më shumë vëmendjen. Mesfushori nga Ferizaj kishte veshur gjatë gjitë kohës një fanellë me portretin e legjendarit Adem Jashari. Kaq mjaftoi që mediat serbe të turfullojnë nga imazhi i një luftëtari që nuk e mposhtën dot kurrë, me gjithë ushtrinë dhe arsenalin e tyre të armëve.

Gazeta serbe Kurir shkruan: “FESTIM SKANDALOZ! Futbollisti shqiptar Ylber Ramadani , ka festuar kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian duke veshur një xhup me imazhin e terroristit famëkeq shqiptar Adem Jashari, i cili me UÇK-në vrau serbët”.

Ndonëse serbët kryen gjenocid në territorin e Kosovës ndaj civilëve të pambrojtur, aq sa NATO ndërhyri me bombardime, sërish fqinjët nuk pajton me historinë që është e vulosur me gjakun e dëshmorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit