Ylli 25-vjeçar i K-pop-it u gjet i vdekur në shtëpinë e tij

Ylli 25-vjeçar i K-pop-it u gjet i…

Ylli 25-vjeçar i K-pop-it Moonbin, këngëtari kryesor i grupit popullor Astro, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seul. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij mbrëmjen e djeshme.  Po ashtu, Fantagio Music, kompania diskografike e grupit prej pesë anëtarësh, e konfirmoi lajmin me një postim në rrjetet sociale. 

Më 19 prill, anëtari i Astro Moonbin papritur na la për t’u bërë një yll në qiell. Edhe pse pikëllimi ynë nuk mund të krahasohet me pikëllimin e familjes, pasi humbën djalin dhe vëllanë e tyre të dashur, anëtarët e Astro-s, pjesa tjetër e artistëve, drejtuesit dhe punonjësit e Fantagio-s, vajtojnë të ndjerin me pikëllim të madh dhe në gjendje shoku”, shkruan zyrtarët e kompanisë. 

Kompania i bëri thirrje publikut që të injorojë dhe të mos përhapë rastet dhe “raportimet dashakeqe”, ndërsa, sipas Yonhap News, policia lokale beson se këngëtari mund të jetë vetëvrarë. Moonbin do të këndonte në Koncertin e ardhshëm Dream, së bashku me një tjetër anëtar të Astro, Sanha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit