Ylli i futbollit dhe bashkëshortja e vet nisin pushimet/Argëtimet s’kanë të ndalur

Ylli i futbollit dhe bashkëshortja e vet…

Të gjithë ne kemi nevojë për pushime, përfshirë këtu edhe futbollistat.

Le të themi se ata kanë më shumë nevojë se çdokush tjetër.

Pas përfundimit të sezonit në Serinë A, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kanë përfituar për disa ditë pushimi.

Ata kanë zgjedhur Italinë për të kaluar ditët e relaksit, madje janë fotografuar në jahtin super luksoz të futbollistit në plazhet e Portofinos.

Së fundmi ata janë parë duke shijuar një darkë nën shoqërinë e disa miqve.

Çifti duket se e ka lënë veten të lirë gjatë pushimeve, duke i lejuar ta teprojnë pak dhe me alkoolin.

Adrenalina duket në maksimum dhe Ronaldo duket në formë para ndeshjes me Lyonin në Champions League, ku bardhezinjtë do tentojnë përmbysjen e rezultatit.

[ngg src=”galleries” ids=”264″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit